Të akuzuar për trafik droge, lirohen shqiptarët në Holandë. Dy “kokat” ende në kërkim


Dy drejtues të një rrjeti shqiptar të drogës në Holandë vijojnë të jenë në arrati, ndërsa pjesëtarët e tjerë që u arrestuan janë liruar nga drejtësia për shkak se ndalimi i tyre ishte tejzgjatur ndërsa nuk u gjetën prova të mjaftueshme për t’i dënuar.

Lajmi është konfirmuar nga portali holandez “Limburg”, në një artikull të tijin shkruan se, dy drejtues të një rrjeti shqiptar të drogës, ende në arrati, kanë qenë ndër më aktivët në qytetin e Geleen për më shumë se 5 vitet e fundit.

24 arrestime

Në total, çështja në fjalë ka 33 të dyshuar, kryesisht me origjinë shqiptare. “Tani kemi arrestuar 24 prej tyre. Pjesa tjetër e personave të arrestuar luajtën një rol relativisht të vogël dhe gjykohen veçmas”, shprehen autoritetet holandeze.

Të dyshuarit kryesorë ende në kërkim

Të dyshuarit që ende nuk janë arrestuar janë në kërkim ndërkombëtar. Ata janë Ilirian A. dhe Sokol L. Sipas gjyqësorit ata formuan një organizatë kriminale me protagonistë edhe shqiptarët e tjerë Haxhi P. (34), Erion P. (39) dhe Asteri L. (39).

Gjashtë të arrestuarit e grupit në fjalë ndodhen në paraburgim prej 9 muajsh.

“Ky rast do të zgjasë shumë. Nuk ka perspektivë për trajtim thelbësor,” tha Këshilltari Peer Szymkoëiak. Ndërsa ndalimi i tejzgjatur i tyre bëri që ditën e djeshme gjykata të urdhëronte lirimin e tyre.

Perandoria e drogës

Dy shtetas belgo-marokenë, Abdnbie dhe Chihab (të dy 41 vjeç) kanë qenë drejtuesit e Europrofex në Geleen. Kjo kompani pagoi të gjitha kostot fikse të dhjetëra ndërtesave të drogës në rajonin e Geleen. Shqiptarët kanë punuar në perandorinë e tyre.

Dele të zeza

Mes të ndaluarve është edhe shqiptari Romeo G. (31). Ai u mbajt në paraburg për 9 muaj, por drejtësia nuk gjeti prova se ai është një peshk i madh, ndërsa autoritetet holandeze i tremben një rikthimi të tij në organizatën kriminale.

“Ne duhet të marrim parasysh se ai ka qenë në burg përtej afateve dhe dënimi për të mund të mbyllen përfundimisht”, thotë avokati Justin Luiten.

Baby Boo