Tayna ka gjithçka në moshën 23-vjeçare, si u shndërrua në milionere vajza e zakonshme nga Prizreni


“Veç 23 vjeçe dhe kam gjithçka që kam dashur”, ishte deklarata e vetë reperes Tayna, e cila, nga një vajzë e zakonshme nga Prizreni, në vetëm dy vite u shndërruar në milioneren e vajzave të muzikës.
Edhe pse e re në moshë, ajo ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në muzikë, duke u shndërruar një ndër emrat më të kërkuar dhe njëherësh më të paguar të tregut të muzikës.ShikoVId

Përmes një postimi, Tayna e deklaroi vetë këtë fakt, ndërsa bëri të ditur se ka filluar ndërtimi i shtëpisë së re për prindërit e saj, që është dhuratë pikërisht nga ajo.
“Vetëm 23 vjeçe dhe kam gjithçka që kam dashur gjithmonë. Ndërtoj shtëpi të re, si dhuratë për prindërit. Falënderuese!”, shkruante Tayna.

Kujtojmë se Tayna numëron disa hite në repertorin e saj, kurse së fundi ka shënuar një hap të ri në karrierë, duke nënshkruar me “Sony Music” në Gjermani. Vitin e kaluar, ajo i bëri vetes një dhuratë, që ishte një makinë superluksoze, për të cilën shpenzoi një shifër marramendëse.

Këngëtarja bleu për vete një makinë ‘Mercedes Class AMG Line 2019’, duke tërhequr vëmendjen e jo pak personave.
Menaxheri i reperes, Rinori, zbuloi se makina ka kushtuar plot 82 mijë euro. Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan herë pas here me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Por si arriti këtë famë të menjëhershme Tayna, emri i vërtetë i së cilës është Doruntina Shala dhe me origjinë nga Prizreni?
Në fakt, para famës ajo nuk kishte ndonjë pamje që të të linte përshtypje, gjithçka brenda së zakonshmes. Por u desh kënga “Columbiana” dhe me siguri një menaxher i aftë për t’i treguar rrugën e suksesit, dhe Tayna u bë kështu menjëherë e famshme.

Që atëherë kanë kaluar vetëm dy vite dhe ajo është sot super e kërkuar në koncerte, ndërkohë që çdo këngë që pubikon, bëhet hit brenda natës. Ka pasur disa kunja dhe ironi nga ndonjë koleg i saj, duke theksuar faktin se fama që vjen shpejt, ikën po aq shpejt, por kjo mbetet për t’u parë.
Përveç punës në studio, ajo punoi fort për të bërë ndryshimin radikal në pamje. Pasi bëri ndryshimin në fizik me marrjen e disa kilogramëve, ajo bëri edhe disa ndryshime në pamje. E tashmë u bënë dy vite në skenë dhe fama e saj është rritur dita-ditës, duke e kthyer Taynën në një ndër reperet më të paguara.

Baby Boo