Tateshi: “Ngritja e çmimeve në kurriz të qytetarëve”


Kontrollë rigoroz për korigjim të çmimeve të barnave dhe materialeve harxhuese nëpër spitale, rintegrim të qendrës klinike universitare dhe të të gjitha shtëpitë e shëndetit në gjithë vendin. Këto janë propozimet e ASh-së si masa kundër krizës në sektorin shëndetësor të cilat i kumtoi Bekim Tateshi nga kjo parti. Sipas tij paralajmëri për ngritjen e çmimeve të participimit për shërbimet shëndetësore nëpër institucionet shëndetësore publike do të bie mbi kurrizin e qytetarëve.

“Me një vendim të gabuar dhe pa analiza konkrete nga specialistë të fushës do të rrezikohet shëndeti publik i banorëve e sidomos të rasteve sociale në shtetin tonë. ASh propozon këto masa antikrizë në shëndetësi: Qeveria të bëjë kontrollë rigoroz për korigjim të çmimeve të barnave dhe materialeve harxhuese nëpër spitale. Të rinintegrohet qendra klinike universitare “Nënë Treza” dhe të rintegrohen gjitha spitalet e përgjithshme dhe shtëpitë e shëndetit nëpër qytetet e maqedonisë së Veriut.”, tha Bekim Tateshi nga ASh.

Mundësina për rritjen e participimit në spitalet publike sipas Tateshit është propozuar në vazhdënën e masave antikrizë të qeverisë të cilin e ka pranuar edhe ministria e shëndetësisë, ndërsa nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor thonë se kjo kërkesë nuk do të merret si akt i kryer pa bërë analizat se a do të jetë i domosdoshëm ky shtrejtim i participimit për shërbime shëndetësore apo jo theksoi Tateshi.

Baby Boo