Tateshi: Dera ende është e hapur për Lëvizjen BESA për t’iu bashkangjit koalicionit (VIDEO)


Pas zyrtarizimit të koalicionit me “Alternativën”, nga Aleanca për Shqiptarët thonë se dera nuk i është mbyllur Lëvizjes BESA dhe se kjo parti akoma mund t’i bashkangjitet koalicionit për ndryshime në zgjedhjet e 12 prillit.

“Nga infomacionet që kam unë dera për të krijuar koalicion trepalësh ka qenë, është dhe do të jetë e hapur.

Ne presim që të mbizotërojë ajo që te BESA të paraqitet një dëshirë, vullnet që të ofrohen dhe ta krijojmë këtë koalicion trepalësh që do të na garojë fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme parmalemtare”, tha Bekim Tateshi, anëtar i kuvendit qendror të ASH-së.

Baby Boo