Tarifat, Rama publikon njoftimin e rëndësishëm për studentët


Kryeministri Edi Rama, në një reagim së fundmi në rrjetet sociale ka bërë publik një njoftim për studentët.

Ky njoftim bën thirrje që të gjithë studentët, prej datës 9 janar, duhet të dorëzojnë dokumentacionet pranë degës së shërbimeve për rreth 3700 studentë përfitues të reduktimit të tarifës së shkollimit 100% apo 50% sipas kategorive të shtresave sociale, parashikuar në VKM e nxjerrë në fund të dhjetorit.

Po ashtu thirrja është bërë edhe për të gjithë ata studentë që përfitojnë nga trajtimi financiar/ bursa, referuar VKM së nxjerrë po në fund të dhjetorit, duke dorëzuar kështu të gjitha dokumentacionet përkatëse.

Rama shkruan se të gjithë studentët, e çdo universiteti, duhet të kërkojnë ekzaktësisht këtë njoftim.

Ky reagim vjen pas sqarimit për një njoftim që po qarkullonte në mediat online dhe në rrjete sociale, ku në Fakultetin e Inxhinierisë së ndërtimit kërkohej që studentët të bënin pagesën e plotë të tarifës vjetore, deri më 28 janar.

Edhe më herët Edi Rama u shpreh se kjo nuk është e vërtetë, dhe se të gjithë studentët do të paguajnë tarifë të përgjysmuar, ose nuk do të bëjnë asnjë pagesë, në varësi të statusit të tyre social.

Baby Boo