Taravari: Shteti duhet të rrisë numrin e arsimtarëve


Shteti do të duhet të rris numrin e mësimdhënësve për përballje me efikasitet të procesit mësimorë gjatë pandemisë”, ky është qëndrimi që ka shprehur Sekretari i përgjithshëm i ASH-së Arben Taravari në faqen e tij në Facebook. Taravari me këtë kërkesë publike duket se është në koherencë me nisjen e procesit mësimor në Shqipëri Qeveria e së cilës dje mori vendim që të punësojë njëmijë personel mësimor shtesë në rrsim ashtu siç veproi edhe Kosova një muaj më parë.

“Pandemia na detyronë të mendojmë ndryshe e të punojmë ndryshe për të patur suksese. Prisja që Qeverai dhe MASH të shtonte numrin e mësimdhënësve për të përballuar nevojat për punonjësit arsimorë gjatë periudhës së pandemisë në vitin shkollor 2020-2021, i cili zyratisht fillon sot”, shprehet Taravari. Siç thotë ai gjithçka i lihet rastësisë në vendin tonë, kështu duket se do të ndodh edhe me arsimin, i cili edhe ashtu fillon me një sërë pengesash. Arben Taravari kritikon Platformën kombëtare për mësim online si jo funksionale mungojnë pajisjet për mësim nga distanca.

“Nga udhëheqësit e shkollave në Komunën e Gostivarot, ajo që është kompetencë e pushtetit lokal, kam kërkuar përballim me sukses të nisjes së vitit të ri shkollor, akoma me më tepër përkushtim të mbajnë dhe vëmendje maksimale në respektimin e masave anti-COVID në çdo institucion arsimor, si dhe të shtojnë përpjekjet dhe inspektimet në terren në mënyrë që të garantohet se rregullat zbatohen nga të gjithë.

Sa më rigorozë që të jemi në këtë aspekt, aq më e lehtë do të bëhet edhe sfida jonë e përbashkët për t’u kujdesur për shëndetin e nxënësve, mësuesve, prindërve e kujtdo tjetër, dhe njëkohësisht të sigurojmë mbarëvajtjen e procesit mësimor në këtë vit jo të lehtë shkollor. Gëzuar e me plotë mabrësi viti i ri shkollor 2020/2021!”, shkruan Arben Taravari.

Baby Boo