Taravari për raportin e Freedom House: Ta largojmë korrupsionin nga pushteti, t’ia hapim derën gjeneratës së re


Kandidati për president të koalicionit VLEN, Arben Taravari, ka reaguar ndaj raportimit të fundit të “Freedom House”, duke e vlerësuar atë si shqetësues.

“Raporti i Freedom House është Shqetësues. Fajin për këtë nuk e ka veç qeveria teknike, por pushtetet e mbi 20 viteve. Sistemi i korrupsionit, bashkë me zëdhënësat e tij të kandiduar për president, duhet të largohet!
Unë jam krenar që komuna e Gostivarit në drejtimin tim gjithmonë ka marrë raporte pozitive për transparencë dhe antikorrupsion. Të njëjtën gjë ia VLEN ta bëjmë edhe në nivel shtetëror.

Ta largojmë korrupsionin nga pushteti, t’ia hapim derën gjeneratës së re!” thotë Taravari.

Baby Boo