Taravari: Nuk ka më heshtje para krimit elektoral


Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se “asnjë parti normale, shqiptare ose jo, nuk mund të jetë pjesë e një bashkimi të paligjshëm”.
“Kërkesa për bashkim ka për qëllim mbylljen e gojës ndaj grabitjes së votave që ka ndodhur, ka për qëllim hutimin e popullit që i është ndryshuar vullneti”, shkruan Taravari.

Sipas tij, kërkesa për bashkim ka për qëllim justifikimin e veprimeve anti-ligjore që ndodhën gjatë tre ditëve të votimit.
“Është sikur hajduti që të ka vjedh shtëpinë tash të të ftojë për drekë. Ka ardhur ndryshimi, nuk ka më heshtje para krimit elektoral! Në vend të bashkimit le të kërkojnë disa avokatë të mirë kësaj here se do të kenë nevojë”, shkruan Taravari.

Baby Boo