Taravari: Nuk besoj që ndryshimi i Kodit Penal do ta sjellë Gruevskin në Maqedoni


Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se nuk beson që ndryshimet ligjore të Kodit Penal do të kthejnë ish kryeministrin, azilantin e arratisur, në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Taravari në intervistë për VOA thotë se Gruevski është i akuzuar në shumë lëndë dhe si rrjedhojë e ka vështirë të kthehet në vendin tonë.

“Nuk besoj se këto ndryshime e ndihmojnë z.Gruevskin pasi ai ka shumë lëndë, nuk është një, dy ose tre. Në qoftë se nuk gaboj ka afër 9 lëndë. S’e besoj që ndryshimi i Kodit Penal do të ndihmon që Gruevski të kthehet në Maqedoni . mendimi im. Them si laik i kësaj lëmie”, tha Taravari.

Baby Boo