Taravari: Nëse votuesit e Zajazit janë real, ia japim BDI-së deputetët


Jo vetëm në institucione, pakënaqësinë ndaj rezultatit të zgjedhjeve të 15 korrikut koalicioni “Tash është koha” do ta shprehin edhe në rrugë. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të prote*stojë të hënën, për shkak të refuzimit të ankesave nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe Gjykata Administrative deklaroi sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari.

Pjesëmarrjen në pr*otestë e kanë konfirmuar edhe nga Alternativa.

“Kanë heshtur partitë politike, kanë heshtur grupacionet e ndryshme. Prandaj edhe ne kemi vendosur që ditën e hënë, ora 18:00, prej parkut të Çairit të nisim protestën e cila do të mbaron para zyrave të Bashkimit Evropian dhe Komisionit Shtetëror Zgjedhor”, u shpreh Arben Taravari, Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët.

Baby Boo