Taravari: Nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese duhet të ketë zgjedhje


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari është për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por së bashku me ato presidenciale, në qoftë se nuk votohen ndryshimet kushtetuese. Mirëpo Taravari është optimist që ndryshimet kushtetuese do të realizohen.

Arben Taravari, lider ASH-së

Unë kam shpresa se ende ka gjasa të realizohen ndryshimet kushtetuese. Në qoftë se nuk realizohen, kemi moment të ri, ai moment duhet të shqyrtohet në organet partiake dhe do të dalim me një qëndrim. Besoj se nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese gjithësesi do të jemi në situatë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Besoj se ato zgjedhje, do të jenë së bashku me zgjedhjet presidenciale, ashtu sikurse mendoj se nuk ja vlen në nëntor- dhjetor të mbahen zgjedhjet, njësoj sikurse s’ia vlenë zgjedhjet e rregullta të mbahen në gusht apo shtator”.

Ndërkaq, nga VMRO çdo ditë e përsërisin qëndrimine tyre, konsensus mund të ketë vetëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe jo votim të ndryshimeve kushtetuese, nën siç thonë diktate bullgare.

Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

“Ndryshim i Kushtetutës nën diktate bullgare nuk është zgjidhje, por vetëm i hap apetitet e qarqeve negative në Bullgari. Për këtë çështje, Kovaçevski, nuk ka konsensus me mbi 85% të opinionit. Konsensusi i vetëm i cili është i mundur dhe i nevojshëm, është konsensusi për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet synojnë sovranitetin e Maqedonisë, popullit, të tregojnë çfarë politike do të zhvillohet për këtë çështje. Lufta për interesat e Maqedonisë është e gjatë dhe nuk ka dorëzim”.

Përndryshe, seanca për votimin e ndryshimeve kushtetuese, është caktuar për më 18 gusht.

Baby Boo