Taravari: Në rajonin e Gostivarit nuk ka rritje të numrit të të infektuarve

Për dallim nga Tetova, ku u shënua tre raste të reja më virusin Korona në 24 orët e fundit, në rajonin e Gostivarit nuk ka rritje të numrit të të infektuarve.

Baby Boo

Kreu i komunës Arben Taravari, situatën e vlerëson si të qëndrueshme, ndërsa kërkon nga qytetarët, të vazhdojnë me respektimin e masave.

Edhe në këtë komunë pas izolimit 85 orësh është vërejtur frekuentim shumë i madh i qytetarëve, sidomos para bankave.

“Konstatojmë se gjendja në komunën e Gostivarit është relativisht stabile, vazhdojmë të mbetemi me 5 të infektuar prej gjithsej 175 të testuarve. Pesë janë vetëm në komunën e Gostivarit dhe katër raste janë në komunën e Vrapçishtit. Konstatuam se qytetarët me përpikëri iu përmbahen gjitha rekomandimeve të shtabit të emergjencës lokale dhe qendrore andaj edhe rezulton numër i vogël i të infektuarve. Është konstatuar se edhe sot para disa bankave ka grup njerëzish. Thërrasim kompanitë përkatëse por edhe bankat që ta mbajnë rendin dhe të kenë distancë siç është e paraparë nga OBSH”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.