Taravari me aku*za ndaj Qeverisë: “21 herë ka refuzuar sanksionet ndaj Rusisë”!


Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin e saj për politikat e jashtme të shtetit. Sekretari gjeneral i kësaj partie aku*zoi Qeverinë se është rreshtuar krah Bashkimit Evropian në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Taravari gjithashtu tha se këshilli i BE-së ka marrë 21 vendime për të vazhduar sanksionet ndaj Rusisë, por qeveritë Zaev I dhe Zaev II siç thotë plot 21 herë kanë refuzuar sanksionet ndaj Rusisë.

“Vendet kandidate si Maqedonia e Veriut kanë për obligim ligjor të rreshtohen me deklaratat e BE dhe të zbatojnë sanksionet evropiane kur kërkohet një gjë e tillë nga Brukseli. Në marsin e vitit 2014 BE ka vendosur masa kufizuese kundër Rusisë përfshirë masa diplomatike ngrirje të aseteve dhe ndalesa udhëtimi si dhe sanksione ekonomike” tha Taravari.

Baby Boo