Taravari kritikon ministrin Filipçe për projektin e laboratorëve të centralizuar


Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari kritikoi ministrin e tanishëm, Venko Filipçe, se projekti i laboratorëve të centralizuar nuk do të funksionojë dhe se ai do të tërhiqet për gjashtë muaj.

“Të thuash se në Maqedoni do të centralizohet kontrolli i laboratorëve të tetë qendrave, është e pakuptimtë. Mendoj që është skandal që këtë ta thotë një ministër i shëndetësisë. Sidoqoftë, shpresoj që do të ndryshojë qëndrimin dhe se do të tërhiqen nga kjo. Nuk di ndonjë shtet në botë ku ekzistojnë laboratorë të centralizuar”, thuhet në reagimin e Taravarit.

Sipas tij, projekti i këtillë do të inkurajojë që pacientët për analiza të drejtohen në laboratorët private. Ai konsideron se Maqedonia nuk është e gatshme dhe nuk ka laboratorë të cilat do të mundet të ballafaqohen me numrin e madh të analizave.

“Për shembull, në rajonin e Pollogut ka vetëm në Tetovë. Të gjithë qytetarët e komunave të rajonit të Pollogut, gjaku që mblidhet në spitalet shtetërore, duhet ta dërgojnë në Tetovë, kurse atje do të mblidhen shumë rezultate nga të gjitha qendrat, dhe nga të gjithë mjekët amë. Me të vërtetë do të ndodhë një kaos i vërtetë” thotë Taravari.

Taravari shtoi se me centralizimin e laboratorëve mundet të funksionojnë mirë vetëm me analiza të rralla./Telegrafi

Baby Boo