Taravari: Izolimi të mos zgjasë më shumë se 5 ditë


Nga dita e nesërme vendi ynë hap kufijtë, mirëpo në fuqi mbeten masat për test PCR dhe izolim shtëpiak prej 14 ditësh. Kjo gjë duket se të jetë pengesë për ardhjen e mërgimtarëve në vendilndje.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, njëherit Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari ka kërkuar që të mos ketë izolim më shumë se pesë ditë.

“Shumë racionale dhe praktike është PCR para 3-5 ditësh dhe vetëizolim jo më shumë se 3- 5 ditë. Praktikë në shumë shtete”, shkruan Taravari në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe në Maqedoninë e Veriut mërigmtarët dhe çdo shtetas tjetër, mund të hyni vetëm nëse tregojnë test PCR që nuk është më i vjetër se 72 orë, e pastaj do të duhet të qëndrojnë për dy javë në vetizolim. Nëse nuk keni test do të shkoni në karantinë shtetërore të domosdoshme.

Mërgimtarët thonë se periudha dy javore është shumë e gjatë dhe i gjithë pushimi duhet t’u shkon në ziolim, prandaj dhe anulojnë pushimet për në vendlindje.

Baby Boo