Taravari: Intelektualet, truri i një kombi


A e dini ç’do me thënë Intelektual?

Etimologjia e fjalës vjen nga latinët e mençur dhe pavarësisht se fjala rreket të ketë kuptim të ndërlikuar e ka shumë të thjeshtë: Intelektual do me thënë as më shumë e as më pak, po Kuptoj Kaq, thjeshtë, thjeshtë si çdo gjë gjeniale! Intellegere=KUPTOJ.

Domethënë që Intelektualët janë një lloj binomi midis Hipotalamusit dhe Kores së Trurit tonë për shoqërinë. Më falni po unë si neurolog nuk mund të gjej krahasim më të mirë. Më mirë se gjithçka e njoh trurin e njeriut.

Po iu prezantoj Hipotalumusin dhe Koren e trurit: Hipotalamusi percepton gjithçka që na rrethon dhe ia dërgon Kores së trurit si informacion, kjo e fundit vendos!

Domethënë supozojmë se në shoqëri ka padrejtësi, intelektualët që janë të parët që duhet të kuptojnë (Hipotalamusi), ia çon si informacion Vendimarrësve (Kores së Trurit), dhe ajo rrjedhimisht merr masa dhe sjell vendime! Është ligj i pakundërshtueshëm që Korja gjithnjë varet nga Hipotalamusi!

Shikoni sa gjeniale!

Kurse në shoqërinë tonë, duket se diçka nuk po funksionon!

Çfarë ka shoqëria jonë?

Nuk ka Kore?! Ka se ne kemi pushtet, kemi zgjedhur disa njerëz që paguhen të na drejtojnë!

Nuk kemi Hipotalamus, dmth intelektualë?!

Kemi me qindra mijëra, të shkëlqyer, që kuptojnë pa dyshim që ka gjëra që nuk funksionojnë!

Po ku janë intelektualët tanë? Nuk e di…?!

Ndoshta mendojnë gabimisht se vetëm të angazhohesh politikisht do të thotë të bësh diçka?!

Jo! Atëherë sa kuptim do kishte shprehja e të mençurit Kenedi, kur thotë: mos pyet çfarë bën shteti yt për ty, por çfarë bën ti për shtetin tënd!

Çdo me thënë?! Të gjithë ata që nuk kanë librez partie duhet të heshtin?! Jo!

S’të pëlqejnë nivelet e papunësisë?! Ço informacion tek vendimarrësit!

S’të pëlqen ndotja e ajrit, që po e kthen Tetovën në një Çërnobill, Ço informacion tek vendimarrësit!

S’të pëlqen që mësuesit po enden rrugëve më keq se Migjeni në rrugët e Pukës?! Ço informacion te vendimarrësit! S’të pēlqejnë kushtet nëpër spitale, trego këtë publikisht!

E nëse vendim-marrësit apo vendim-hartuesit, nuk iu dëgjojnë, atëherë zgjidh vendimarrës të tjerë! Ky është favori që ne kemi Një hipotalmus të hidhet përpjetë nuk gjen dot Kore tjetër!
Kurse ne?! Sigurisht që po nëse nuk na pëlqen. Por apo e bëjmë detyrën tonë sipas Kenedit?

Fatkeqësiht Jo sa duhet! Shoh shume pak intelektualë që flasin, që thonë mendimin e tyre, jashtë partive politike!

Një parti politike nuk mund të mbaj dot kurrë numrin e jashtëzakonshëm dhe nivelin brilant të intelektualëve tanë!

Jemi racë inteligjente, me dëshmi historike të pakundërshtueshme, pavarsisht që shpifësit dhe disa kritikues na nxjerrin versionet e tyre, inteligjenca përcillet nëpërmjet kodit gjenetik, dhe ti që aktualisht po lexon këtë shkrim, kujtohu që në gjenet e tua fle vepra e qindra burrave që shkruan historinë e këtij kombi!

INTELEKTUALË NUK KA ARDHUR KOHA JUAJ, SEPSE GJITHNJË KA QËNË KOHA JUAJ!!!

Kujtohuni që nëse varfëria është nëna e krimit, mëkati i mosbërjes gjë, është babai i tij!

Ky apel shkon për të gjithë ata që sot janë pa punë, për të gjithë ata që bëjnë një punë ndryshe nga ajo që janë diplomuar, për të gjithë ata që punojnë nëpër zyra, për të gjithë ata që janë me BDI, Aleanca, Alternativa, BESA, e Zoti e di çfarë, sepse ky apel shkon për intelektualët!

Fjala juaj duhet të dëgjohet! Sepse ju keni kuptuar, ju lutem thoni tuajën, mos flini më, se u bë gjatë që po rrimë në koma!

Jepni sinjale që jemi të gjallë e të shendetshëm! Unë kam jo vetëm besim po jam edhe kaq krenar për intelektualët shqiptarë!

Le ti themi kombit tonë se ne funksionojmë, se jemi shumë, se në fund të ditës ne e duam popullin tonë dhe do e bëjmë ashtu si na duket më mirë. Mos e lini këtë vend para se ai të na lërë neve njëherë e përgjithmonë. Të ndihmojmë të hapin sytë më mirë pushtetarët tanë se kanē nevojë për ndihmēn tonë si duket se nuk po shohin mirë!

E nëse sigurohemi se ne ua qartësuam rrugën po problemet mbetën po prapë atje, atêherë i paskemi thjesht të verbër!

Por ama duhet ti diagnostikojmë!

Një proverb arab thotë: Lëre devenë tënde në duar të Zotit, po sigurohu që gjithsesi ta lidhësh pas një peme!

Unë kam diplomën time në Neurologji, por më besoni që gjithnjë Almae Matres imja ka qënë populli im!

Të nderuar INTELEKTUAL, tregoni që jemi këtu, dhe jemi më të mirët e vetes tonë. Fjodor Dostojoveski, gjeniu rus, që më çlodhte kur mësoja orëve të gjata, të komplikuara, orëve të mia neurologjike, ka thënë: përse themi që kemi mendje nëse nuk themi atë që mendojmë?

Ne a kemi mendje? Sigurisht që po, tash vetëm duhet të themi atë që mendojmë.

Baby Boo