Taravari i quan ‘bandit’, Ahmeti thotë unë i kam vëllezër (VIDEO)


Derisa kandidati i Aleancës për Shqiptarët në Gostivar, Arben Taravari vazhdon me fyerje dhe ofendime ndaj votuesve shqiptar duke i quajtur madje banditë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim thotë se të gjithë i kam vëllezër.
Taravari këtë skandal sëfundmi e bëri gjatë hapjes së selisë të forumit rinor të ASH-së në Gostivar ku pa mëdyshje votuesit e BDI-së i quajti banditë, duke ofenduar kështu të gjithë shqiptarët.

Ndërkohë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti prej ditës së parë të fushatës zgjedhore, por edhe si përherë të pranishmëve u drejtohet me vëllezër e motra dhe të gjithë kandidatëve për kryetar të komunave u ka bërë apel për një fushatë të qetë, demokratike dhe respektim të të gjithë oponentëve politik.

https://gazeta.mk/wp-content/uploads/2021/10/taravari-vs-ali-ahmeti.mp4?_=1

Baby Boo