Taravari: Gjendja e jashtëzakonshme duhet të shpallej para një jave


Arben Taravari, nga Aleanca Për Shqiptarët thotë se gjendja e jashtëzakonshme duhet të shpallej jo dje, por një javë më parë. Sipas tij rreth 10 % e qytetarëve nuk u përmbahen aspak rekomandimeve të Qeverisë dhe në raste të tilla, shton Taravari, nuk duhet të tregohet tolerancë. Sipas tij, Qeveria nuk duhet të jepte vetëm rekomandime, por edhe urdhëresa, sepse ka qytetarë të cilët nuk po e kuptojnë se sa serioze është gjendja. Taravari shton se duhet vendosur edhe orë policore.

Baby Boo