Taravari e cilëson si “legjendë” Nevzat Bejten


Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i ka hedhur poshtë akuzat e paraardhësit të tij, Nevzat Bejta, i cili ditë më parë tha se Taravari ka fituar zgjedhjet me ndihmën e Talat Xhaferit. “Z.Bejta është legjendë!

Është rrëfim në vete. Unë nuk do ta kisha komentuar atë. Asnjëherë nuk kam pasur koalicion me asnjërin, por të gjitha paragjykimet dhe konspiracionet që i bën zoti Bejta, vetëm ai mund t’i bën. Unë i kisha uruar shëndet se vërtetë është i dyshimtë në sjellje dhe në atë që prononcohet. Asnjëherë nuk jam ulur me Artan Grubin dhe Talat Xhaferin por e di se plotë anëtarë të BDI-së, për shkak të Bejtës më kanë votuar mua”, tha Taravari në emisionin 200, në Alsat.

Baby Boo