Tanku rus merr në shenjë dhe qëllon të renë që kishte shkuar të blinte ilaçe për nënën e sëmurë


Tanku merr në shenjë dhe hedh në erë 31-vjeçaren nga Ukraina.

Historia tragjike i përket Valeriia Maksetska, 31 vjeçe, e cila punonte në një organizatë partnere të USAID-it. Ajo dyshohet se u vra së bashku me nënën e saj dhe shoferin në një fshat afër Kievit.

Thuhet se mjekja e guximshme vendosi të qëndronte prapa për të ndihmuar civilët e rrethuar nga rusët derisa mamasë së saj, Irina, i mbaruan ilaçet dhe ata morën vendimin për të ikur.

Ndërsa Valeriia, Irina dhe shoferi i tyre, Yaroslav, prisnin në makinë që një autokolonë rus të kalonte në një rrugë në perëndim të Kievit, një tank hapi zjarr mbi ta.

Administratorja e USAID-it, Samantha Power njoftoi vdekjen e tyre, në pritën e tmerrshme nga tiranët e Vladimir Putinit . Poër zbuloi se Valeria, një punonjëse në Chemonics, u vra tragjikisht pak para ditëlindjes së saj të 32-të.

“Jam jashtëzakonisht e trishtuar që ndaj vdekjen e Valeria ‘Lera’ Maksetska – ukrainase krenare , partnere e dashur zbatuese e USAID-it dhe udhëheqëse e shkëlqyer, e dhembshur për ndërtimin e kohezionit social dhe luftimin e dezinformimit. Ajo u vra nga ushtria ruse pak para ditëlindjes së saj të 32-të.”- tha ajo.

Baby Boo