Tallet presidenti kroat: “Beogradi është i dobët, me çka do ta su*lmojnë Kosovën, me pi*stoleta uji?”


Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, duke folur me ironi është shprehur se Beogradi është i dobët dhe ka pyetur se me çka do ta su*lmojë Kosovën, ndoshta me pi*stoleta uji. Ai ka thënë se Ukraina s’duhet të anëtarësohet në NATO.

“Lidershipi serb nuk e dinë cfarë të thonë, janë në zjarr. Beogradi po luan lojë, po presin që rusët të hyjnë në Kiev. Beogradi është i dobët, me cka do të sulmojnë ata, Kosovën? Me cka? Me pistoleta uji? Është koha që Beogradi të vendosë a do t’i bashkohet BE-së. Nëse Vucic njeh Donbasin, atëherë njohja e Kosovës duhet të justifikohet. Ata kanë ardhur në një rreth vicioz”, ka thënë ai.

Milanoviq ka dënuar a*gresionin rus dhe ka bërë thirrje që Rusia t’i ndalë su*lmet.
“Këto sanksione s’mund ta ndalin ushtrinë ruse. Fatkeqësisht ato s’funksionojnë. Ukraina s’duhet të lejohet të hyjë në NATO. Shtetet baltike janë diçka tjetër, s’po them se janë të rrezikuara tash por nëse rre*zikohen ne jemi këtu”, tha Milanoviq.

Baby Boo