Talibanët vrasin 2 persona dhe plagosin 12 të tjerë në protestat e përgjakshme në Afganistan


Të paktën dy persona janë vrarë dhe 12 janë plagosur pasi talibanët kanë shtënë me armë ndaj protestuesve që vendosën flamurin afgan në Jalalabad.
Flamuri bardh e zi i talibanëve që ishte duke u valvitur në qendër të Jalalabadit që ndodhet 115 km në lindje të Kabulit është hequr dhe është zëvendësuar me flamurin e shtetit të Afganistanit këtë të mërkure.

Videor që po qarkullojnë në rrjete sociale shfaqin turmën e njerëzve që shpërndahen pas krismave të armëve.
Në një video të dytë shihen dhjetra protestues që valvitin flamurin afgan.

Baby Boo