Talibanët u kërkojnë grave të mbulohen – qoftë edhe me batanije


Policia fetare e talibanëve u ka thënë grave që punojnë në Qeverinë e talibanëve të mbulohen, pasi në të kundërtën mund të humbin vendet e punës.

Ministria për Promovim të Virytit dhe Parandalim të Vesit, ka thënë më 22 shkurt se gratë nuk duhet të shkojnë në punë nëse nuk janë të mbuluara në mënyrën e duhur.

sq Albanian
Talibanët u kërkojnë grave të mbulohen – qoftë edhe me batanije
22/02/2022 | 13:03

Foto: AFP
Policia fetare e talibanëve u ka thënë grave që punojnë në Qeverinë e talibanëve të mbulohen, pasi në të kundërtën mund të humbin vendet e punës.

Ministria për Promovim të Virytit dhe Parandalim të Vesit, ka thënë më 22 shkurt se gratë nuk duhet të shkojnë në punë nëse nuk janë të mbuluara në mënyrën e duhur.

Ende nuk është bërë e qartë pse kjo deklaratë është lëshuar në këtë kohë.

Shumica e grave në Afganistan kanë gjithmonë kokat e mbuluara kur dalin në publik.

Ato mund të vendosin “tjetër lloj hixhabi. Varet nga ato, por ato duhet të mbulohen si duhet… apo edhe të vendosin batanije”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë për agjencinë e lajmeve AFP, transmeton REL.

Shumica e grave kanë humbur vendet e punës në institucionet qeveritare prej kur talibanët kanë marrë pushtetin në gusht të vitit të kaluar.

Liderët talibanë kanë pretenduar se gratë do të lejohen të kthehen në punë kur të krijohen ato që i konsiderojnë kushtet e duhura, siç është ndarja e hapësirave brenda zyrës.

Baby Boo