Talebanët vendosin rregulla të reja për studentët


Studentët në Afganistan do të jenë të ndarë sipas gjinisë dhe për veshjen do të jetë në fuqi një kod i ri islamik.
Këto janë rregullat e reja që do të vendosin talebanët. Ministri i Arsimit, Abdul Baqi Haqqani thotë se vajzat do të lejohet të shkojnë në universitet por jo bashkë me djemtë.
Gratë dhe vajzat nuk lejoheshin të shkonin në shkollë gjatë regjimit të talebanëve në periudhën 1996-2001.

Por tani talebanët thonë se nuk do ta ndalojnë këtë gjë si dhe do t’i lejojnë gratë dhe vajzat që të shkojnë dhe në punë.
Nga 15 gushti kur kanë marrë kontrollin e vendit, ata u kanë kërkuar të gjithë grave përveç atyre që shërbejnë në shëndetësi, që të mos shkojnë në punë deri sa siguria të vihet në vend.

Rregullat e reja janë bërë publike një ditë pasi talebanët ngritën flamurin e tyre në pallatin presidencial, që sinjalizon nisjen e administratës së tyre.
Këto ndryshime janë domethënëse pasi deri tani vajzat dhe djemtë kanë studiuar bashkë në universitete dhe pa ndonjë kod të veçantë veshjeje.

Baby Boo