Talat Xhaferi në Konferencën e Nismës Adriatiko-Joniane në Tiranë


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot po qëndronë në Republikën e Shqipërisë ku po merrë pjesë në Konferencën e XVIII të kryetarëve të parlamenteve të Nismës Adriatiko- Joniane (NAJ).

Në konferencën e rregullt e cila këtë vit organizohet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë si kryesues i NAJ-it, krahas Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikollës në cilësinë e mikpritëses së evenimentit dhe Kryetarit Xhaferi, pjesmarrës janë edhe Kryetari i Parlamentit të Republikës së Sllovenisë, Igor Zorçiq, Nënkryetari i Dhomës përfaqësuese i Republikës së Italisë, Etore Rozato dhe përfaqësues të parlamentit grek, Këshillit të Lartë të Përgjithshëm të San Marinos, si edhe sekretari i përgjithshëm i NAJ-it, Xhovani Kastellaneta.

Gjatë Konferencës, pjesëmarrësit do të debatojnë në dy tema: “Integrimi evropian: Ballkani Perëndimor, vlerë e shtuar e rajonit Adriatiko-Jonian dhe e Bashkimit Evropian” dhe “Kultura dhe turizmi si prioritet në bashkëpunimin ndërmjet vendeve të NAJ-it.”

Baby Boo