Talat Xhaferi: Me miratimin e Marrëveshjes së Prespës, Maqedonia së shpejti anëtare e NATO-s


Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka thënë se pas miratimit të Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin grek, Maqedonia pritet të behët anëtarë e NATO-s në fillim të vitit 2020.

Këto komente Xhaferi i bëri në një lidhje direkte për emisionin Info Magazine, duke shtuar se miratimi i kësaj marrëveshje i hap rrugën Maqedonisë për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare siç janë NATO dhe BE, transmeton Klan Kosova.

 

 

“Në momentin që ne kemi miratuar ndryshimet kushtetuese në Kuvend, ne kemi pranuar marrëveshjen për ndryshimin e emrit”.

“Miratimi i kësaj marrëveshje edhe në Kuvendin e Greqisë, ishte një çështje e pritshme. Prandaj përgëzoi parlamentin grek për këtë hap të rëndësishëm që ka marrë”.

“Ky veprim hap rrugën për anëtarësimin e Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare siç janë NATO dhe BE”.

“Në fillim të vitit që vjen, pritet që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s. Sipas procedurave, kjo çështje pritet të përfundohet deri në fund të vitit, eventualisht në fillim të vitit 2020”.

“Sa i përket anëtarësimit, deri në fund të vitit pritet të përmbyllet procesi i ratifikimit i vendeve anëtare të NATO-s”.

“Ndërsa sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Europian, në qershor të këtij viti pritet të mbahet një samit në Komisionin Europian i cili do ta përcaktojë datën se kur do të fillojë hapja e kapitujve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE”.

“Për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, miratimi i kësaj marrëveshje, nënkupton se është hapur perspektiva për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare siç janë NATO dhe BE. Kjo do të thotë me tepër siguri dhe ekonomi për vendin tonë”.

“Blloku shqiptar e ka mbështetur dhe e ka votuar marrëveshjen e arritur me Greqinë për ndryshimin e emrit”.

“Tani më nuk mund të ketë implikime negative në këtë proces, për vetë faktin se edhe Parlamenti grek e ka votuar këtë marrëveshje. Prandaj nuk ka më kthim mbrapa”.

“Komuniteti ndërkombëtarë tani më është relaksuar nga një proces i cili ka zgjatur për tre dekada”.

“Tani ata mund të fokusohen në çështje tjera të rëndësishme siç është dialogu midis Kosovës dhe Serbisë apo për çështjet që e preokupojnë Bosnjën dhe Hercegovinën”.

Baby Boo