Talat Xhaferi kërkoi karantinë për Kuvendin


Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, konstatoi se Kuvendi është barrikaduar dhe siç tha, i kushtëzuar në vendimet, ka ndërprerë seancën dhe kërkoi karantinë për Kuvendin.

“Të nderuar qytetarë, Kuvendi dukshëm i barrikaduar në vendimet është i kushtëzuar për mënyrën e punës, ndërsa dukshëm nëse shkojnë kështu numrat me infektimin, nesër kemi kryesi të Kuvendit, me siguri do të jetë temë njëra nga pikat dhe çështjet për karantinë për Kuvendin, duhet të shpallim karantinë për Kuvendin, ndërsa ka të infektuar, këtu e ndërpres punën, për vazhdim të seancës do të informohen në mënyrë shtesë tha Xhaferi dhe e mbylli seancën.

Paraprakisht atmosfera në Kuvend ishte e tensionuar pasi nuk mund të sigurohej kuorum. Xhaferi sonte ka mbajtur monolog në seancë, dukshëm i nevrikosur që nuk ka kuorum për punë. Deputetët e VMRO – së kanë pritur para sallës dhe kërkuan nga ai që ta ndërpresë seancës e 32-të dhe të fillojë seancën e 36-të, në të cilën në rend dite janë ligjet nga pakoja e pestë e masave ekonomike.
Kjo ishte e papranueshme për Xhaferin, i cili vlerëson se deputetët nuk guxojnë të parashtrojnë ultimatume të tilla dhe të zgjedhin në cilën seancë të marrin pjesë, por janë të obliguar të marrin pjesë në seancat.

Baby Boo