Taksistët bllokojnë Shkupin (Foto)


Një grup e taksi vozitësve kanë bllokuar sot qytetin e Shkupit në shenjë protestë duke kërkuar tu sigurohet vend parkimi para barnatores Zegin në Bit Pazar.

Taksistët që parkohen në afërsi të Bit Pazarit kanë bllokuar sot udhëkryqin Q.T Mavrovka” në Bit Pazar, gjegjësisht udhëkryqin që të çon në Bit Pazar, sepse sipas tyre Qyteti i Shkupit po u’a rrezikon kafshatën e gojës.

Kurse u shprehën se janë të revoltuar nga vendimi i Qytetit të Shkupit që t’ua ndryshojë stacionin e taksistëve, por të njejtët nuk pajtohen me këtë vendim për shkak të faktit që lokacionin të cilin ia ka siguruar Qyteti i Shkupit sepse sipas tyre ai është parking i vjetër i cili është më larg rrugës.

Gjithashtu njëri nga protestuesit tha se gjobat që kanë marrë së fundmi kanë qenë të larta.

Baby Boo