Takohen Kovaçevski me Taravarin


Lideri i LSDM-së, Dimtar Kovaçevski në facebook ka njoftuar se sot është takuar me presidentin e ASH-së, Arben Taravari.
“Në takimin e sotëm me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në selinë e LSDM-së, biseduam për zbatimin e programit të Qeverisë, dinamikën e punës në periudhën e ardhshme, si dhe për politikat që nënkuptojnë përmbushjen e synimi strategjik i anëtarësimit në BE dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara. Synimet tona të përbashkëta, mbi të cilat po punojmë me përkushtim si politikanë dhe partnerë koalicioni, janë vazhdimi i rrugës evropiane drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe forcimi i partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara. Është obligim për të gjithë qytetarët dhe për të ardhmen e vendit sepse Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë përveç rrugës evropiane”, njofton Kovaçevski përmes profilit të tij në Facebook.

Baby Boo