Takimi Vuçiq-Putin, pritet të nënshkruhen 21 marrëveshje


Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se pret që gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Serbi më 17 janar, të nënshkruhen 21 marrëveshje për të ardhmen e Serbisë dhe se çështja e Kosovës do të jetë pjesë e diskutimeve.

Të hënën në mbrëmje, në një intervistë për Pink TV, ai tha se është thelbësore për Beogradin të sqarohet vrasjen e kreut të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq, por autoritetet e Serbisë nuk mund të kryenin një hetim në vendngjarje dhe nuk kanë pranuar materialet e kërkuara.

Vuçiç shtoi se ai u tha shërbimeve serbe që të mos paraqisnin të gjitha njohuritë para përvjetorit. “Ivanoviç u vra në ditën kur ishin zgjedhjet e Beogradit, a do të ishte e përshtatshme për dikë në Beograd kjo, vetëm nëse dikush është i çmendur”, tha Vuçiç.

Baby Boo