Takimi në Uashington, Hoti i prerë: Me Serbinë flasim vetëm për njohje reciproke


Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar se vetëm njohja reciproke i normalizon raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai shprehet se këtë gjë e ka kërkuar në secilin takim që ka patur me palën serbe, ndërsa thotë se kjo ka qenë tema e vetme për të cilën është diskutuar.

“Vetëm njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë i normalizon marrëdhëniet në mes të dy vendeve dhe e qetëson këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës. Në çfarëdo takimi që kam pasur dhe do të kem me përfaqësuesit e Serbisë, njohja reciproke është tema e vetme”, ka shkruar Hoti.

Kryetari i Qeverisë ka thënë se çdo gjë që diskutohet me Serbinë është në funksion të arritjes së një marrëveshje për njohje duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Çdo gjë që bisedohet me ta është në funksion të arritjes së marrëveshjes për njohje reciproke, pa cenuar integritetin teritorial apo karakterin unitar të shtetit të Kosovës.

“Kosova mbetet e përkushtuar për dialog, sepse është vend evropian, me orientim të qartë euro-atlantik.Nisur nga kjo qartësi e plotë e procesit, unë nuk do të hezitoj të dialogojmë. Prandaj, i ftoj forcat politike në Kosovës, pozitë dhe opozitë, të jemi të unifikuar në këtë proces. Gara politike në mes nesh, që duhet të jetë demokratike dhe mbi baza të kushtetutës, mund dhe duhet të zhvillohet për tema të tjera të politikës, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe fushave të tjera”, ka përfunduar Hoti.

Baby Boo