Takimi i Zaevit me ambasadorin holandez: Maqedonia e Veriut shkëlqyeshëm po ballafaqohet me KOVID-19


Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot u takua me ambasadorin e Holandës në vendin tonë, Dirk Jan Kop.
Në takimin u bisedua për temat aktuale, siç janë gjendja dhe ballafaqimi me KOVID-19, klima politike në vend dhe mundësia për anulimin e zgjedhjeve të ardhshme, si dhe pasojat ekonomike dhe mënyrat për ballafaqimin e tyre nga ana e shtetit.

Zaev theksoi se LSDM-ja si parti, sot e ka parashtruar qëndrimin e vet, për anulimin e zgjedhjeve deri në qetësimin e situatës me koronavirusin, pasi shëndeti i qytetarëve është me rëndësi primare.
Ai tha se vendi ynë ka ndërmarrë hapa me kohë, lidhur me parandalimin dhe rekomandimin deri te qytetarët me qëllim të pengimit të përhapjes së koronavirusit dhe tani për tani mirë po ballafaqohet me të njëjtin.

Në këtë drejtim, edhe nga ana e ambasadorit, Jan Kop, u konstatua se vendi shkëlqyeshëm po ballafaqohet me gjendjen me virusin KOVID-19, falë institucioneve të cilët reaguan me kohë me masat, të cilat kanë për qëllim pengimin e përhapjes së virusit.

Lidhur me proceset e filluara, si anëtarësimi në NATO dhe data për fillimin e negociatave me BE-në, kryetari Zaev, ka shprehur kënaqësi të madhe për vendimin nga ana e senatit të Spanjës, i cili vendosi që nesër me 17 mars të mbajë seancë plenare, me pikë të vetme në rend të ditës: Protokolli aderues për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. E me ratifikimin në Spanjë, përfundon procedura për anëtarësimin tonë në Aleancë.

Të dy palët u pajtuan se bashkëpunimi i deritanishëm mes dy vendeve është i shkëlqyeshëm dhe ashtu do të vazhdojë edhe më tej. Holanda është përkrahës i madh i Maqedonisë së Veriut dhe anëtarësimit të saj në NATO dhe BE

Baby Boo