Takimi i liderëve, Kasami: Biseduam rreth mundësisë së organizimit të zgjedhjeve


Kryetari i Partisë Besa, Bilal Kasami pas takimit me liderët në vilën Vodno me Presidentin e vendit tha se në këtë takim nuk u mor vendimi për ndonjë datë eventuale të zgjedhjeve, por vetëm u diskutua mundësia se si mund të organizohen këto zgjedhje në këto kushte që ndodhet vendi për shkak të pandemisë.

U bisedua që të shohim mundësi se si zgjedhjet mund të organizohen në kushtet në të cilat gjendet shteti. Dominoi kryesisht çështja se si mund të përgatitemi që këto zgjedhje të organizohen, të kemi institucione kredibile dhe të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Periudha që kaloi ishte e vështirë dhe ajo që vjen është delikate.

U bëjmë apel institucioneve t’i lehtësojnë masat sa i takon lëvizjes së qytetarëve që qytetarët të përgatiten në aspektin psikologjik oër një gjendje më normale. Ftoj dhe qytetarët që të bëjnë kujdes sepse rreziku akoma ska kaluar. Rregullativa e zgjedhjeve është për kushte normale. Ne kërkuam që të diskutohet edhe për rregulla dhe kushte të jashtëzakonshme në të cilat do të zbatohen këto zgjedhje dhe kërkuam nga partitë të jenë të gatshme që ti pranojnë rezultatet e këtyre zgjedhjeve nën këto kushte.

Baby Boo