Takimi i këshillit për stabilizim asocim, BE-Maqedoni


Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian pasi përgëzojnë Qeverinë e Maqedonisë për arritjen e marrëveshjes me Greqinë dhe marrjen e ftesës për në NATO, rikujtojnë se ka ende punë për tu bërë në zbatimin e reformave në drejtësi, siguri dhe administratë. Ishte ky qëndrimi i euro-komisarit Johanes Hahn pas takimit me delegacionin vendas në mbledhjen e 14 të Këshillit për Stabilizim-asocim në Bruksel.

I fotjmë të gjitha partitë politike që të përfshihen në një dialog konstruktiv dhe të vazhdojnë të thellojnë reformat, sidomos ata të sundimit të së drejtës, reforma të shërbimeve inteligjente dhe administratës publike. Pse po e them këtë, sepse të gjithë janë totalisht të fokusuar në feedbekun pozitiv mbi çështjen e emrit por duhet të bëhen edhe shumë punë tjera- deklaroi Johanes Hahn – Euro komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë.

Zyrtarja e lartë e BE-së Frederika Mogerini, marrëveshjen e për emrin e cilësoi si më të suksesshme në kohën e historisë moderne, megjithatë inkurajoi liderët dhe partitë politike për konstruktivet në implementimin e marrëveshjeve bilaterale. Mogerini tha që Maqedonia është në rrugë të pakthyeshme euro-integruese.

Shteti ka arritur një nga historitë më të suksesshme të kohërave tona dhe e them këtë pa frikë se po e ekzagjeroj. Ne shpresojmë të të gjithë liderët dhe partitë politike dhe të gjithë qytetarët tani do të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për ratifikimin dhe implementimin jo vetëm të marrëveshjes me Greqinë por edhe atë me Bullgarinë- theksoi Frederika Mogerini, Zyrtare e lartë e BE-së.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov pranoi se ka ngecje në zbatimin e reformave në disa fusha, megjithatë ai siguroi zyrtarët e BE-së se për një kohë të shkurtë do të zgjidhen problemet të cilat i nxjerrin në pah shtetet anëtare të BE-së, si Franca dhe Hollanda.

Disa gjëra kanë ndodhur relativisht shpejtë, ne e kemi përmirësuar dukshëm reformat në media, por për disa gjëra do të na duhet më shumë kohë, si për shembull për t’u siguruar që sundimi i së drejtës të aplikohet te të gjithë barabartë dhe që vendi të qeveriset nga ligji e jo nga një person. Por ne kemi rezultate me të vërtetë konkrete për tua dëshmuar këtyre shteteve anëtare që ende kanë nevojë për bindje. Vijmë nga një rajon që ka humbur shumë kohë. Ne duhet të ngrihemi dhe të përballemi me problemet sepse mjaft kemi pritur. Edhe populli është i inkurajuar për këtë gjë- tha Nikolla Dimitorv, ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Bujar Osmani tha që Qeveria gjatë procesit të screeningut që fillon nga java e ardhshme do të dëshmoj rezultate të dukshme Komisionit Evropian në sundimin e së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe krimit dhe implementimin e planit 18.

Sot, të udhëhequr nga sukseset që i kemi arritur vitin e kaluar, flasim për fillimin e procesit të screeningut, për krijimin e grupeve të punës, strukturë biseduese ose më thjeshtë thënë për përgatitjen edhe të Komisionit Evropian por edhe të shtetit tonë, për fillimin e bisedimeve në vitin e ardhshëm. 17-05 Me këtë plan reformues, Qeveria do të fokusohet në implementimin e reformave afatgjate në çështjet kryesore. Reforma në gjyqësor, shërbimet e sigurisë, administrata publike duke mos i harruar as mediat dhe organizatat qytetare- u shpreh Bujar Osmani – Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Me ardhjen e Hahn në Maqedoni më 17 korrik, do të fillojë edhe procesi i Sreeningut, me çka Evropa do të masë reformat dhe të arriturat e qeverisë.

Baby Boo