Takimi emocionues i ushtarit ukrainas me djalin e tij

Një video prekëse vjen nga Ukraina që është në lu*ftë më Rusinë, e pamjet janë bërë virale për faktin se shfaq takimin e ushtarit ukrainas me të birin e tij.

Në fakt ky baba po kthehej në shtëpi, pasi kishte kaluar ditë të tëra në vijën e parë të frontit dhe kishte shkuar në shtëpi për t’i furnizuar më gjësende elementare.
Kur i biri i tij e pa, filloi me gëzim ta thërret dhe vrapoi për ta përqafuar. “Baba”, dëgjohet djaloshi duke bërtitur – i gëzuar që sërish po e takon.

“Lufta e mallkuar, ky fëmijë nuk është i vetëdijshëm për asgjë dhe kjo po më thyen zemrën”, ishte një prej komenteve përbri videos së publikuar në Reddit.
Ushtarëve ukrainasë u lejohet të vizitojnë shkurtimisht familjarët, me qëllim që t’ju dërgojnë ushqim, ujë dhe gjësende tjera për të cilat kanë nevojë.