Takim të liderëve midis 10 dhe 12 maj, Pendarovski do të mendojë dy herë nëse do të jetë i vetmi i cili do ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme


Takimi i liderëve do të mbahej në periudhën midis 10 dhe 12 majit, ndërsa konfirmim për pjesëmarrje në të kanë dhënë liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hirstijan Mickoski, si dhe liderët e partive politike shqiptare edhe të pushtetit edhe të opozitës.

Këtë dje në intervistën për “360 gradë” në Alsat M e deklaroi presidenti Stevo Pendarovski, i cili theksoi se në telefon ka biseduar edhe me Zaevin dhe Mickovin.

Presidenti Pendarovski, në intervistën është përgjigjur në pyetjen se cila është nevoja që temë në takimin e liderëve të jenë zgjedhjet, kur qeveria miratoi dekret për vazhdimin e aktiviteteve zgjedhore pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Pendarovski theksoi se dekretet të cilat i miraton Qeveria kanë fuqi të ligjit, por edhe se Qeveria ka fuqi legjislacioni vetëm derisa ka gjendje të jashtëzakonshme.

“Vetëm në gjendje të jashtëzakonshme Qeveria mund të miratojë dekrete me fuqi ligjore. Jo në disa kohëra të rregullta parlamentare. Cili është problemi te ne? Parlamenti assesi të mblidhet sepse njeriu i parë i tij konsideron se ai përfundimisht është shpërndarë, është befasuese që edhe partia kryesore opozitare konsideron se nuk duhet të ringjallet parlamenti ku do të mund të kishte kontroll më të madh parlamentar”, thotë presidenti i shtetit.

Pendarovski u përqendrua edhe në gjendjen e jashtëzakonshme edhe për atë nëse do ta vazhdonte për 30 ditë të tjera, duke pasur parasysh atë që 30 ditët përfundojnë më 16 maj.

Baby Boo