Takim Shaqiri-Abazoviq: Shkëmbimi i eksperiencave mëse i nevojshëm për të çuar përpara projektet


Gjatë vizitës së sotme në Podgoricë të Malit të Zi, Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri, zhvilloi takim me zv. Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, z. Dritan Abazoviç.
Ky takim u zhvillua në një frymë të ngrohtë dhe miqësore.

U diskutua dhe u preken mjaft tema bashkë, duke përfshirë atë të digjitalizimit, heqjen e tarifës së Roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për bashkëpunime të tjera të mundshme mes dy vendeve.
Shkëmbimi i eksperiencave është mëse i nevojshëm për të çuar përpara projektet tona.
Takimi u mbyll duke paralajmëruar takime të tjera më të shpeshta në të ardhmen dhe me premtimin për një bashkëpunim dhe komunikim më të intensifikuar.

Baby Boo