Takim lamtumirës Zaev – Murati


Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se ka pasur takim lamtumirës me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati, në të cilin i ka dëshiruar sukses dhe fat në karrierën e mëtutjeshme.

“Kushtetuta është themeli i sundimit të drejtësisë, ndërsa sundimi i drejtësisë është elementi më i rëndësishëm i çdo shoqërie. Pikërisht Gjykata Kushtetuese përmes mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë është ruajtësi i këtyre vlerave, vendi në të cilin janë sjellë vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe është vendosur për kushtetutshmërinë e shumë ligjeve të rëndësishme”, shkroi kryeministri në Facebook.

Zaevi shtoi se si pjesë e reformave pozitive në gjyqësor do të përfshihet edhe Gjykata Kushtetuese, e cila në periudhën e ardhshme do të digjitalizohet, bashkë me gjykatat e tjera dhe rreth 200 salla gjyqësore në shtet.
“Modernizimi i kësaj gjykate është paraparë në fazën e dytë të digjitalizimit dhe ajo do të përfshijë sistem të integruar të informacioneve për nevojat e Gjykatës Kushtetuese”, theksoi kryeministri.

Baby Boo