“Take Me Out Albania” zbulon datat e audicioneve në Tiranë dhe Prishtinë


Emisioni më i suksesshëm dhe i famshëm “dating” në botë “Take Me Out Albania”, që do të vijë së shpejti ekskluzivisht në ekranin e Top Channel, ka zbuluar datat e audicioneve në Tiranë dhe Prishtinë.

Të gjithë ata që duan të gjejnë princin e kaltër apo vajzën e ëndrrave, por gjithashtu një aventurë televizive fantastike që do t’i dhurojë famë e sukses, duhet të paraqiten më 15 dhe 16 Shkurt në ambientet e Top Channel në piramidë.

Ndërsa në Prishtinë audicionet do të zhvillohen pranë zyrave të Digitalb në Pallatin e Rinisë më datë 23 Shkurt. Audicionet fillojnë nga ora 11:00 për të gjitha moshat nga 18 vjeç e sipër.

“Take Me Out Albania”, programi me audiencë rekord në 39 vende të botës, në Shqipëri do të jetë nën drejtim dhe autorësi të plotë të moderators së njohur Luana Vjollca.

Baby Boo