Tairi: “Arsimtarët e matematikës kërkohen nëpër Facebook”


Mungesa e arsimtarëve të matematikës në vend ka alarmuar vetë arsimtarët dhe punonjësit e arsimit meqë ata thonë se situata mund të përkeqësohet edhe më shumë në të ardhmen. Mungesa e kushteve, pagat e ulëta, punësimet politike, mosligjërimi atraktiv i lëndës janë disa nga shkaqet për situatën e shkaktuar në vend, thanë në emisionin e Pasdites mësimdhënësit e ftuar. Sipas Merita Tairit, realizimi i thirrjeve nga shkollat në mënyrë joprofesionale është gjithashtu shkak për gjendjen e tanishme.

“Unë mendoj se situata është alarmante sepse shohim se kërkohen arsimtarë të matematikës nëpër facebook: shënojnë prindërit, shënojnë arsimtarët e shkollave. Edhe studentët që nuk kanë mbaruar i pranojnë të japin mësim nëpër shkolla fillore për shkak se ka mungesë, dhe për disa vite mendoj se do të jetë edhe më keq se kaq”, theksoi Merita Tairi në emisionin Pasdite me Alsat.

Merita thekson se nxënësit nuk janë të informuar mjaftueshëm se çfarë mund të punojnë në të ardhmen nëse studiojnë matematikë, andaj dhe mendojnë se i kanë mundësitë e limiturara nëse zgjedhin këtë drejtim. Ndiqni intervistën e plotë në këtë link: https://www.youtube.com/watch?v=qrcQnELD8Fc

Baby Boo