Tahiri: Qytetarët masivisht duhet të dalin në votime më 15 korrik

Qytetarët masivisht duhet të dalin në votime më 15 korrik duke respektuar rekomandimet e institucioneve për mbrojtje nga Covid-19, vlerëson analisti politik Sefer Tahiri në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA.

“Vullnetin tonë politik duhet ta përcaktojmë ne vetë, dhe prandaj është shumë e rëndësishme, që nëse arrihet që dalja në zgjedhje të jetë mbi 55%, mendoj që vullneti politik i shqiptarëve do të jetë i qartë dhe nuk do të determinojë këtë disponim politik, vetëm votat klienteliste – të administratorëve, të njerëzve që kanë relacioneklienteliste biznese”, deklaroi Tahiri.