Tahiri pasi që Kuvendi miratoi Ligjin për Paga: “Po shihet drita në fund të tunelit”


Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se tani po shihet drita në fund të tunelit.
Tahiri këtë e ka thënë pasi që në Kuvend është miratuar Ligji për Paga në sektorin publik.

“Shfrytëzoj rastin t’i falënderojë të gjithë deputetët, njëkohësisht kërkoj nga Qeveria që t’i respektojë afatet ligjore, duke e sjellë Ligjin e Pagave në Kuvend sa më shpejt për miratim. Si AAK kërkojmë ngritjen e koeficienteve duke kundërshtuar në çdo formë tendencën për zvogëlimin e koeficienteve”, ka shkruar Tahiri.

Baby Boo