Tabelat e veturave me shenja “MK” u vazhdohet afati deri më 31 dhjetor 2024


Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut se në përputhje me Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për formën dhe përmbajtjen e formularit të kërkesës për lëshimin e targave provë, formën dhe përmbajtjen e targave të regjistrimit dhe targat e provës së automjeteve, si dhe mënyra dhe procedura e dhënies së tyre, të publikuara në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” më 12.02.2024, afati i fundit për ndërrimin e targave që përmbajnë shenjën “MK “dhe targave të regjistrimit që nuk kanë asnjë shënim apo vendosje ngjitëse mbi to emërtimi “NMK” zgjatet më së voni deri më 31 dhjetor 2024.

Njoftojmë edhe ata qytetarë të cilët do të pengohen nga punonjësit e policisë kufitare që të largohen nga vendi për shkak se kanë dokument udhëtimi me emrin “Republika e Maqedonisë”, se mund të kërkojnë njoftim me shkrim për arsyet e pamundësisë për dalje.

Baby Boo