“Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”: Në tokë ndërtimore ilegalisht ndërtohen 80 objekte, urgjentisht të veprohet për ndërprerjen e ndërtimeve


“Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”: Në tokë ndërtimore ilegalisht ndërtohen 80 objekte, urgjentisht të veprohet për ndërprerjen e ndërtimeve
“Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”: Në tokë ndërtimore ilegalisht ndërtohen 80 objekte, urgjentisht të veprohet për ndërprerjen e ndërtimeve
Publikuar 19:02 27 Gusht, 2020
YOU MAY LIKEMgid

How Does It Feel Like to Live in a Shoe?
Fun Rumor
Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” i dërgoi kërkesa më shumë institucioneve prej të cilave kërkohet ndërmarrje urgjente e masave me qëllim që të pengohet ndërtimi ilegal i objekteve të reja rreth qendrës së skijimit dhe lagjes së shtëpizave të uikendit. Kërkesat dhe dëshmitë i janë dorëzuar edhe kryetares së Komunës së Tetovës, SPB Tetovë, Prokurorisë, Inspektoratit Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

“Kjo është kërkesë e shumë banorëve, pronarë të shtëpizave të uikendit dhe subjekteve hotelierike. Në komunikim me inspektoratin shtetëror, të njëjtit konfirmojnë se nga Stacioni policor – Kodra e Diellit rregullisht u vijnë shkresa se në lagjen e shtëpizave të uikendit në Kodrën e Diellit mbijnë objekte dhe me atë uzurpohet toka, të cilët nuk kanë kurrfarë dokumentacioni ligjor mbi atë se ku ndërtojnë. Në bazë të të dhënave që i kemi momentalisht ndërtohen rreth 80 objekte në parcela ku marrëdhëniet pronësoro ligjore të investitorëve janë kontestuese, pasi të njëjtat ndërtohen në tokë ndërtimore (uzurpim)”, thuhet në shkresën e nismës.

Hamdi Sulejmani nga Nisma thotë se do të kërkojnë angazhim personal të kryetares së komunës rreth tejkalimit të problematikës.

“Inspektoratet komunale të ndërtimit të veprojnë sipas rregullativave ligjore dhe të fillojnë t’i shqyrtojnë të gjitha lëndët sipas radhitjes. Të mos zbatohet procedurë për legalizim dhe objekte të ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe të mos jepet vendim pozitiv për objekte të cilat janë ndërtuar pas vitit 2011. Inspektorati i ndërtimtarisë të mos lejojë objektet të cilat kanë filluar të ndërtohen duke e pasur parasysh se për të njëjtat ekziston procesverbal për ndërprerjen e ndërtimit. Kërkohet nga Prokuroria Publike ta hetojë këtë lëndë, në komunikim të përbashkët me SPB Tetovë dhe inspektoratin komunal ndërtimor dhe të veprohet sipas rregullativës ligjore dhe aktivitetet e njëjta ndërtimore të ndërpriten dhe sipërfaqet tokësore të cilat janë të uzurpuara të kthehen në gjendje fillestare”, thotë Sulejmani.

Nga Nisma theksojnë dhe elaborojnë se në Kodrën e Diellit shkelen edhe një numër i madh dispozitash të ligjit për ndërtim.

Baby Boo