Ballina Pa Censurë “TA NEA”: MARRËVESHJE TANI PËR EMRIN, JETËSIM TË MARRËVESHJES PËR DY VITE

“TA NEA”: MARRËVESHJE TANI PËR EMRIN, JETËSIM TË MARRËVESHJES PËR DY VITE


Fillimi  Lajme  “TA NEA”: MARRËVESHJE TANI PËR EMRIN, JETËSIM TË MARRËVESHJES PËR DY VITE

“TA NEA”: MARRËVESHJE TANI PËR EMRIN, JETËSIM TË MARRËVESHJES PËR DY VITE

513
0
Facebook
Twitter

Arritja e marrëveshjes tani dhe jetësim gradual  të kësaj marrëveshje për dy vjet janë dy karakteristikat që përshkruajnë  skenarin që gjendet në tavolinën e bisedimeve për çështjen e emrit të cilën e publikon numri i përjavshëm grek i gazetës “Ta nea”.

“Përgjatë leximit të parë, elementi më i rëndësishëm i këtij version të marrëveshjes është paraqitja e qëllimit që fqinjët të pranojnë përdorimin gjithëpërfshirës “Erga-Omnes”, emri të cilin do të dakordohet (kryesojnë emrat Maqedonia e Epërme, Maqedonia e Re)”, shkruan gazeta duke komentuar se pala maqedonase ndryshon qëndrimin për përdorimin e emrit kushtetues brenda vendit.

Sipas informatave të gazetës, marrëveshja nuk mundet të bëhet tani dhe menjëherë por duhet kohë, më së shumti do të zgjaste dy vjet për implementimin e “Erga-Omnes”. Ana maqedonase ka konsideruar, shkruan “Ta Nea”, se kjo periudhë dyvjeçare është e mjaftueshme që të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese, qoftë me ose pa shpalljen e zgjedhjeve te reja.

Siç njoftojnë, “Ta nea” që Maqedonia t’i bëj këto lëshime, kërkon që të sigurohen rezultate të menjëhershme, gjegjësisht antarësim në NATO dhe më pas fillim të negociatave për në BE.TV21

Baby Boo