“Syri i tretë” për personat që kanë varësi nga telefoni


Një dizajner industrial i Koresë Jugore ka dalë me një zgjidhje satirike për njerëzit e fiksuar ndaj telefonave të mençur, të cilët nuk mund t’i largojnë sytë nga ekrani i tyre.
Paeng Min-wook, 28-vjeçar, ka krijuar një sy robotik të cilin e ka quajtur “syri i tretë”, e të cilin, të obsesionuarit pas telefonit, do të mund ta vendosin në ball, dhe derisa ecin nëpër rrugë e shikojnë në ekranin e telefonit të tyre, të mund të shohin rrugën përpara përmes tij.

Pajisja, që është pjesë e një projekti të Paeng, të quajtur “Fono sapiens” hap qepallën kurdo që vëren se përdoruesi është duke mbajtur kokën poshtë për të shikuar në telefon. Kur përdoruesi afrohet 1-2 metër afër ndonjë objekti apo pengese, ajo lëshon një tingull për të paralajmëruar për rrezikun.
“Kjo është pamja e njerëzimit të së ardhmes, me tre sy”, ka thënë Paeng, i diplomuar në inxhenieri të dizajnit të inovacionit.

Baby Boo