Syla për Albin Kurtin: Gjithë e kam ditë që është rrenc, edhe atë i paaftë


Gazetari dhe analisti Valon Syla, është ndër personat e shumë që ka reaguar pas deklaratës së ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, se reciprociteti nuk është zgjidhje e problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Syla ka thënë se “Albin Kurti heku dorë sot nga reciprociteti” dhe se a ka ditur se “është rrenc”.
Ai e ka quajtur Kurtin “rrenc të paaftë” dhe mashtrues të elektoratit të tij.

Reagimi i tij i plotë:
Sot hjeku dorë Albin Kurti, prej reciprociteti. Gjithë e kam ditë që është rrenc. Edhe ma keq. Një rrenc, i paaftë… mashtrues i elektoratit të vet, hala pa i bo 100 ditë qeverisje.
Paska me pranu krejt, tash. Diçka si Haradinaj me Çakorrin, ky me Leciplocitetin.
#albanologji #kurti #vv #rrena #reciprociteti

Ndryshe, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, deklaroi sot se nuk ka dashur që të vendos menjëherë reciprocitetin me Serbinë por të shfrytëzojë mekanizmat rajonalë që të zgjidhin problemet që ekzistojnë mes dy shteteve.
Më pas ajo doli me një reagim dhe tha se deklarata e saj është keqinterpretuar.

Baby Boo