Syla pas refuzimit të ankesës së VV’së nga PZAP: Kemi me pa dhu*në dhe pro*testa

Gazetari Valon Syla, pas vendimit të PZAP’së që hedh poshtë ankesën për certifikimin e kandidatëve të listës së VV-së për deputet , thotë se në Kosovë do të ketë dhunë e protesta.
Përmes një postimi në Facebook, Syla thotë se Albin Kurti duhet të qetësohet dhe ta marr pushtetin pas zgjedhjeve. Ai madje ka kërkuar që lideri i VV-së ta respektojë ligjin sikurse, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Hashim Thaçi e Avdullah Hoti.

Baby Boo
Pekon Bakery

“Respekto ligjin. Trego durim. E thejshtë është. Nëse jo, çdo vendim tjetër është fillimi i humbjes dhe i fundit tënd që spo bëhesh burrështetas, por një lider shpirtëror me qasje religjioze të pamohushme për vetën tënde. Kur stë merr seriozisht diplomacia ndërkombëtare, njerëzit që i kanë dy fije mend në këtë shoqëri, as neve s’na vynë send”, ka shkruar Syla.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka vendosur sot për nëntë ankesat e shtatë subjekteve politike për sa i përket moscertifikimit nga ana e KQZ’së për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Të gjitha ankesat u miratuan në mënyrë të pjesërishme, teksa në vendimet e PZAP’së, u vertetua se kandidatët e partive politike që kanë denime të plotfuqishme në tri vjetët e fundit nuk u certifikohen. Në mesin e tyre është edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me pesë anëtarë të partisë. Poashtu edhe AAK’ja mbeti pa katër kandidatë në listë, teksa Nisma me gjithsej 12 të tillë.

Postimi i plotë i Sylës:

Restorant Lumare