Syla: “Gërrnaç” është personi që ka mbetur me mentalitetin e viteve 80-90’ta


Analisti Valon Syla jo shumë kohë më parë pati një su*lm fizik nga një bashkatdhetar pasi publikisht një pjese të diasporës iu referua me termin ‘gërrnaça’.
Në emisionin “Dhoma e Rrëfimit”, Syla është pyetur nëse rre*zikohet nga një su*lm i dytë pasi gjatë muajve korrik dhe gusht ka një fluks më të madh mërgimtarësh.

Syla i cili asnjëherë nuk ka hequr dorë nga deklaratat e tij, ka treguar se cilën kategori të diasporës e quan ‘gërrnaça’.
“Gërrnaç është ai person i cili ka mbetur me mentalitetin e viteve ‘80-ta dhe 90-ta dhe vjen në Kosovë iu përzihet familjarëve të vet… gërrnaç është ai person i cili ulet në shilte këmbëkryq dhe e përzin çajin midis Mynihut e mendon se është patriot, por..”, ka deklaruar Syla.
Sipas tij, mërgimtarët frikën më të madhe e kanë kthimin e përhershëm në Kosovë.

Baby Boo