Syla: Fëmijët e dëshmorëve apo luf*tëtarëve të UÇK’së të kenë përparësi në konkursin për rekrutë dhe kadetë të Ushtrisë së Kosovës


Deputeti i AAK’së Gazmend Syla ka thënë se është i papranueshëm fakti që fëmijët e dëshmorëve apo lu*ftëtarëve UÇK’së nuk kanë kanë prioritet në konkursin për rekrutë dhe kadetë të Ushtrisë së Kosovës. Gazmend Syla kërkon nga Ministria e Mbrojtjes që fëmijët e dëshmorëve të jenë pjesë e Ushtrisë së Kosovës. Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Gazmend Syla ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes që të nxjerr ndonjë akt nënligjor në mënyrë që fëmijëve të dëshmorëve të ju lehtësohet mënyra e të qenurit pjesë e Ushtrisë së Kosovës.

Këtë kërkesë Syla e ka bërë përmes rrjetit social Facebook.
Postimi i plotë:
E pa pranueshme që Ministria e Mbrojtjes të mos nxjerr ndonjë akt nënligjor, që fëmijëve të dëshmorëve apo lu*ftëtarëve të iu lehtësojë që të bëhen pjesë e Ushtrisë tonë. Qoftë edhe vetëm një pikë në konkurse në shenjë respekti të sakrificës së prindërve të tyre në lu*ftën për liri.

Kjo nuk ndodhë as për kadetët e rinj e as për rekrutët. Paramendoni në shtete të tjera, kategorive të tilla iu bëhet ofertë në shtëpi nga rekrutuesit sepse ka vlerë të madhe nëse në ushtri shërbejnë fëmijët e lu*ftëtarëve e dëshmorëve. Asnjëherë nuk jam për diskriminim të dikujt. Por në shumë sfera tradita ka rol kryesor. E më së shumti në shërbimin ushtarak.

Baby Boo